Site icon Telegrafi

Mimoza Kusari-Lila: Shpend Ahmeti do ta kuptojë domosdoshmërinë që t’i bashkohet konceptit të ri politik (Video)

Nismëtarja për, siç thotë, konceptin e ri politik në Kosovë, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duhet që të vendosë vetë nëse do të jetë pjesë e partisë së re ose jo. Sipas saj, nëse Shpend Ahmeti e sheh Kosovën ndryshe, atëherë duhet që të jetë pjesë e këtij subjekti, por nëse mendon që vlerat që prezanton VV-ja janë në përputhshmëri të plotë me atë që prezanton edhe Shpendi, atëherë duhet të mbetet aty ku është.

“Ne kemi raporte të mira, por ende nuk ka ndonjë vendimmarrje të Shpendit për partinë e re. Mendoj se ai do të kuptojë me kohë nevojën për një koncept të ri”, ka thënë Kusari-Lila, në emisionin ”Personale” të TV Dukagjinit.

https://youtu.be/yRBzcvu3q58

Sipas saj, në historinë e Kosovës është hera e tretë kur koha po kërkon koncept të ri.

“Ka qenë themelimi i LDK-së kur kërkohej koncept i ri, pastaj lufta e armatosur dhe tash, një koncept politik që e zhvillon shtetin”, ka thënë Kusari- Lila.

Sipas saj, partia e re krejt çfarë do të mund t`ju premtojë qytetarëve është shumë punë, mund dhe sakrificë. /Telegrafi/

Exit mobile version