Site icon Telegrafi

Kusari-Lila: LDK shkeli ligjin me përdorimin e nënshkrimeve tona

Foto: Arkiv

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e ka sqaruar çështjen e tërheqjes së nënshkrimeve për seancën e jashtëzakonshme e cila ishte paraparë të nis në orën 17:00.

Kusari-Lila ka thënë që përdorimi i nënshkrimit nga LDK-ja është “jokorrekt” dhe sipas saj një shkelje e rëndë e ligjit.

“Duket se LDK-ja ka përdorur nënshkrimin në kohën kur kemi qenë unë dhe Ilir Deda anëtarë, ndërsa në aspektet tjera kanë dashur që nënshkrimet tona iu duhen prapë. Po konsideroj që nuk është korrekte pasi paraqet një shkelje të rëndë”.

“Marrja e tillë pa asnjë miratim me një arrogancë të deputetëve të një partie të vogël bëhet edhe më e papranueshme kjo është shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit”, ka thënë Kusari-Lila, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Exit mobile version