Site icon Telegrafi

Kusari Lila: Kompanitë i rritën çmimet për përfitime komerciale, e debati në Kuvend po bëhet për përfitime politike

Foto: Arkiv

Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila tha sot se debati i iniciuar nga opozita në Kuvendin e Kosovës për rritjeve të çmimeve po bëhet për përfitime politike.

Kusari Lila tha se opozita po synon që të imponojë mendimin se Qeveria e Kosovës nuk është aktive dhe nuk po reagon rreth ngjarjeve.

“Disa kompani siç duket duke përfituar nga pandemia, apo nga lufta në Ukrainë rritjen e çmimeve e kanë specialitet puro komercial, qoftë edhe nëse ky përfitim nënkupton krijimin e panikut dhe stresit nga pamjet që shohim.

Ato kompani i bënë ato lëvizje për përfitime komerciale, e ju sot natyrisht këtë debat e bëni për përfitime politike”, tha ajo, duke treguar për masat që ka ndërmarrë Qeveria për mbështetjen e qytetarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version