Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është vendosur që javën e ardhshme të mbahen tri seanca.
Kusari-Lila përmes një konference për media pas mbledhje së kryesisë tha se njëra prej tyre do të jetë në nderim të Epopesë së UÇK-së, më 6 mars.
“Sot u vendos që javën e ardhshme të mbahen tri seanca. E para më 6 mars për nder të Epopesë së UÇK-së. E dyta është më 8 mars, ditën e mërkurë me fillim në orën 12:00 që është e caktuar si seancë me vazhdimin e pikave të papërfunduara të seancave të mëhershme, me agjendën e njëjtë, të cilën e kishim edhe ditën e djeshme, por për shkak të kërkesës për debatin parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi, pikat mbeten të pa trajtuara. Dhe seanca e re e kuvendit e cila është caktuar për ditën e enjte, me fillim në orën 10:00, përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare në shqyrtim të dytë janë dy projektligje, ai për pyjet dhe për sigurinë e përgjithshme të produkteve….”, tha Kusari-Lila, raporton Telegrafi. /Telegrafi/