Site icon Telegrafi

Kusari-Lila: Hoti gaboi që u takua me Vuçiqin derisa Thaçi intervistohej në Hagë

Foto: Arkiv

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e ka quajtur gabim shkuarjen e kryeministrin, Avdullah Hoti, në bisedime me Serbinë, derisa presidenti i Kosovës gjendej për intervistim në Gjykatën Speciale.

“Të njëjtat ditë e kemi pas presidentin e vendit në Tribunalin e Hagës. Në cilindo rrethanë, çfarëdo qoftë raporti politik, nuk është dashur që të shkohet t’i ulesh Vuçiqit përballë. E presidentin e ki pas para prokurorëve”, ka deklaruar ajo.

Ndërsa, për këtë deklaratë është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj.

“Zonja Kusari, besojë se e keni në kujtesë se e kishim një nisje për me shku në Uashington. Për ata që besojnë në pastërtinë e luftës çlirimtare, jemi kthy në rrugë, s’kemi vazhdu atje. Jemi kthy në shenjë solidariteti. Tash po thu që ne mos të shkojmë. Kushdo që ka mu largu prej tavolinës së bisedimeve, ka me dal humbës”, ka deklaruar ai./Telegrafi/

Exit mobile version