U.d e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se masat e vendosura nga qeveria nuk ishin mbyllje e plotë por e përsëritshme.
Mimoza Kusari-Lila në “Debat Plus” ka arsyetuar lëvizjen e një mase të madhe të qytetarëve drejt Shqipërisë.
“Edhe në vitet e kaluara rreth 30 mijë kosovarë kanë udhëtuar drejtë Shqipërisë në këtë periudhë kohore. Kjo ka qenë fundjava e fundit para Ramazanit. Edhe në të kaluarën trendi i lëvizjes ka qenë i njëjtë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Kusari-Lila ka thënë se për fat të keq ka pasur raste kur familje Gjakovare kanë organizuar dasma në Valbonë në kulmin e pandemisë.
“Fatkeqësisht ka pasur familje gjakovare që kanë organizuar dasma në Valbonë, dhe kjo është bërë edhe në kulmin e pandemisë. Edhe verën e vitit të kaluar ato foto të dasmave janë publikuar në rrjete sociale”.
E para e deputetëve të LVV-së, thotë se është e natyrshme lëvizja nga Gjakova në Bajram Curr dhe anasjelltas pasi sipas saj janë vetëm 22 kilometra që i ndajnë këto qytete.
Kusari-Lila thotë se personalisht mendon se do të duhej të shqyrtohej mundësia për gastronominë që të kenë aktivitete në hapësira të hapura.
“Sigurisht do të duhej të respektohej distanca dhe rregullat tjera të pandemisë”, deklaroi ndër të tjera Mimoza Kusari-Lila./Telegrafi/