Site icon Telegrafi

Kusari–Lila: Deri në fund të vitit do t’i funksionalizojmë këshillat iniciues nëpër qytete

KOSOVA EKONOMIDEN SORUMLU BASBAKAN YARDIMCISI VE TICARET VE SANAYI BAKANI MIMOZA KUSARI LILA, BURSA ORGANIZE BOLGE SANAYICILERI VE IS ADAMLARI DERNEGI'NIN (BOSIAD) DUZENLEDIGI YEMEGE KATILDI. (ANADOLU AJANSI - TARIK UZGUN) (20120414)

Iniciativa e re politike e kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-deputetit të VV-së, Ilir Deda, ndonëse ishte paralajmëruar se do të dalë zyrtarisht në tetor, kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Kursari-Lila në një prononcim për Telegrafin tha se ata në muajin tetor kanë dalë me grupin e parë të asamblistëve të Gjakovës, që u bën pjesë e kësaj iniciative politike.

Ajo tha se për momentin janë të fokusuar në formimin e këshillave iniciues nëpër komunat e Kosovës.

“Jemi duke u përpjekur që këshillat iniciues t’i funksionalizojmë deri në fundin e vitit, e pastaj me vazhdu me pjesët tjera”, ka shtuar ajo.

Kusari–Lila, ka theksuar se aktivitetet që po bëhen me këshillat iniciues nuk janë gjëra të cilat ata i bëjnë publike sepse është punë e cila po bëhet çdo ditë në terren.

Ajo ka folur edhe për prurjet në partinë e re, duke thënë se tash janë në fazën e organizimit, dhe kur është koha e nevojshme, të gjitha do t’i bëjnë publike.

Ndryshe, muaj më parë dy eksponentë të njohur të skenës politike kosovare, Mimoza Kusari – Lila dhe Ilir Deda, pas largimit nga partitë e tyre të mëparshme, Aleanca për Kosovë të Re (AKR) dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV), paralajmëruan se shumë shpejt do të dalin më emrin e subjektit të ri politik.

Pavarësisht se tetori ishte muaji kur u tha se kjo parti do të dalë zyrtarisht në skenën politike, kjo ende nuk ka ndodhur. E vetmja gjë që ndodhi në tetor ishte lëvizja e disa asamblistëve të Komunës së Gjakovës në subjektin të cilin pritet ta themelojë e para e kësaj komune. /Telegrafi/

Exit mobile version