Telegrafi

Kusari: Kushdo që ka menduar se formacioni i ekipit negociator mund të ketë sukses, sot e morën përgjigjen

Foto: Arkiv

Deputetja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari, ka thënë se kush ka menduar se formacioni i ekipit negociator mund të ketë sukses, sot e morën përgjigjen.

Kusari në një postim në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se ekipi nesër dorëhiqet e bashkë me të së shpejti edhe krijesa e quajtur “Qeveria Haradinaj”.

Lexo po ashtu Kushtetuesja aprovon kërkesën e LDK-së dhe VV-së: Ekipi negociator është antikushtetues

“Krejt kush mendoi se diçka e tillë sikur ky formacion i ekipit negociator mund të ketë sukses, sot e morrën përgjigjen. Kur diçka niset mbrapsht, mbrapsht përfundon.
As vetë Kryeministri i vendit i cili “u përpoq” të tregonte konstruktivitet me këtë ekip, nuk besoi në të.
Ai ditë më parë, pas shpinës së ekipit negociator, në përjashtim të ish- këshilltarit të tij tash Ambasadorit në EBA, dërgoi ambasadorin dhe këshilltarin tjetër në Berlin për temën e negociatave.
Kjo Qeveri prej ditës së parë ishte pa busullë për qeverisje dhe pa ide për vendimarrje e shtet ndërtim.
Në mesin e proceseve të dështuara të kësaj Qeverie, është edhe ky i negociatave i cili proces përfundimisht fundosi çfarëdo iluzioni ose teorie për “Qeveri të vendimeve të mëdha”.
Ekipi nesër dorëhiqet e bashkë me të së shpejti edhe krijesa e quajtur “Qeveria Haradinaj” e cila funksioni si një Frankeshtajn politik me copëza të ngjitura të subjekteve politike që Kosovës arritën t’ia japin qeverisjen më të keqe që nga përfundimi i luftës në Kosovë.
Pa ide, pa guxim, pa orientim për shtet. Kaq e patët “Qeveri e vendimeve të mëdha”.
Deri në zhbërjen tuaj finale, uroj sa më pak dëm për Kosovën.
#MoriFundEdheKjoPunë”, ka shkruar në Facebook, Kusari.

Ndërsa Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se kërkesa e bërë nga deputetë është pranuar, dhe se delegacioni shtetëror i cili është themeluar me Ligjin e kontestuar nuk është i paraparë me Kushtetutë dhe nuk i është paraparë brenda formës së qeverisjes dhe ndarjes së pushtetit./Telegrafi/