Telegrafi

Kusari e Ismaili replikojnë për rolin e Listës serbe në Kuvend

Gjatë diskutimeve në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputetja nga Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari porositi opozitën që të mos merr shumë hov pasi partitë që aktualisht jashtë në qeverisje do të jenë gjatë në pushtet dhe opozita mund ta harxhojnë energjinë.

Kusari tha se si maratoniste e dinë mirë se në rrugë të gjata nuk duhet nisur me vrull pasi energjia duhet të ruhet për më vonë.

Ajo po ashtu tha se opozita aktuale po e akuzon pozitën se me Listën serbe po i kalon çështjet në Kuvend, ndërsa tha se po harrojnë që 2017-në e kanë pritur që të kthehet nga Beogradi.

I ashpër në reagim ishte deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili tha se tash pozita po iu referohet deputetëve të Listës serbe si kolegë, ndërsa më parë iu referonin si “çetnikë”.

Ai tha se deputetët ende nuk kanë një program qeverisës të partive në pushtet. /Telegrafi/