Site icon Telegrafi

Kusari del kundër Haradinajt, prezanton qëndrimet rreth taksës, Ligjit për Paga si dhe kërkon zgjedhje

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencën për media, bashkë me dy anëtarët e Kryesisë qendrore, Veton Qipa dhe Alfred Halili, kanë prezantuar qëndrimet e Alternativës dhe kundërshtitë për ligjin e pagave, privatizimin e dëmshëm që po i bëhet aseteve strategjike të Kosovës si dhe konfliktin e interesit i cili po e përcjellë secilin vendim të Qeverisë Haradinaj, e në rastin e fundit, lirimin e akcizës për prodhuesin e vetëm të duhanit, që rastis të jetë në pronësi të këshilltarit të Haradinajt.

Alternativa ka kërkuar nga Agjencioni kundër Korrupsionit të fillojë hetimet për konflikt interesi në vendimin e datës 9 Tetor, 2018 të Qeverisë së Kosovës për lirimin për 30% të duhanit të prodhuar në Kosovë. Ky vendim është në kundërshti me standardet evropiane dhe kundërshti me rregullat e shëndetit publik.

Alternativa gjithashtu kërkon, ndalimin e shitjes me privatizim të thjeshtë të Llamkosit.

“Qeveria e Kosovës të vendos në listën e investimeve strategjike ndërmarrjen dhe në ndërkohë të ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për ri-programim të borxhit dhe kthim të pagave të papaguara punëtorëve të ndërmarrjes.

Tri rastet e prezantuara janë vetëm disa veprime të fundit, të pamatura dhe të dëmshme për ekonominë e Kosovës, të cilat mbulohen me mbajtjen në fuqi të taksës 100%, të rrinë bashkë dhe as të shkojnë në zgjedhje duke iu frikësuar rezultatit të mundshëm për ta.

Kryeministri Haradinaj dhe partia e tij, taksën 100% nuk e kanë mekanizëm ndaj Serbisë, e kanë mekanizëm të folklorit patriotik dhe slogan për zgjedhjet e radhës.

Alternativa thërret për caktim të një date të zgjedhjeve të përgjithshme në një periudhë të afërt, ndërsa në ndërkohë Kosova mund të udhëhiqet edhe me Qeveri teknike”, ka thënë Kusari./Telegrafi/

Exit mobile version