Site icon Telegrafi

Kurz: Shokuese ajo çfarë ndodhi, partitë të vazhdojnë dialogun dhe t’i respektojnë proceset demokratike

Ministri austriak i Punëve të Jashtme Sebastian Kurz, i cili është kryesues aktual me OSBE-në, dhe sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanieri, publikuan kumtesë të përbashkët në të cilën e dënuan incidentin në Kuvendin e Maqedonisë të enjten pasdite. Në kumtesë thuhet se dhuna nuk mund të zëvendësohet për zgjidhje politike dhe se vendimet duhet të miratohen në pajtueshmëri me proceset demokratike dhe në mënyrë të përgjegjshme.

“Janë shokuese sulmet ndaj disa anëtarëve të Kuvendit dhe hyrja e dhunshme në Kuvend, i cili është zemra e demokracisë së vendit. Ky ishte akt i frikësimit dhe sulm ndaj përfaqësuesve të qytetarëve, të cilin unë padyshim se e dënoj. Rendi dhe paqja duhet menjëherë të vendosen. U bëjë thirrje të gjithë palëve që të përmbahen nga eskalimi i mëtejshëm i dhunës”, theksoi ministri Kurz.

Zanieri shton se organet e rendit duhet ta sigurojnë sigurinë e të gjithë deputetëve dhe të kujdesen që kryerësit të nxirren para drejtësisë. Kurz dhe Zanieri së bashku u bëjnë thirrje partive politike që ta vazhdojnë dialogun e tyre në Kuvend dhe t’i respektojnë proceset demokratike dhe rezultatin nga zgjedhjet në dhjetor.

Exit mobile version