Kancelari austriak konservator, Sebastian Kurz u shkarkua sot nga një votim i partive kryesore opozitare, 10 ditë pas skandalit “Ibizagate” që shpërbëri koalicionin e tij me ekstremin e djathtë.
Ky votim i paprecedent në historinë e Republikës së Austrisë u arrit kryesisht me votat e partisë socialdemokrate dhe të partisë nacionaliste FPO, shefi i të cilës u detyrua të dorëhiqet nga posti i tij si zëvendëskancelar pas këtij skandali.
Rezultatet u shpallën nga zëvendëspresidentja e Parlamentit, Doris Bures, që nuk ka dhënë asnjë shifër mbi këtë votim. /atsh/