Për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të vënë masë ndaj produkteve serbe është deklaruar edhe Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.
Kurz ka bërë thirrje që të respektohet marrëveshja e CEFTA-s.
“Më vjen keq që Kosova ka vendosur tarifa ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Duhet mbështetur në bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe marrëveshjes e CEFTA-s për tregti të lirë, nga e cila përfiton gjitha rajoni”, ka thënë Kurz.
“Na duhet t’i thyejmë barrierat në vend se të ngritën të reja”, ka thënë ai përmes Twitter.