Telegrafi

Kurz pas sulmit në Vjenë: Kjo nuk është një luftë midis të krishterëve dhe myslimanëve, por një luftë midis civilizimit dhe barbarisë

Vrasësi, i cili u qëllua nga policia në sulmin në Vjenë, ishte 20 vjeçar dhe kishte prejardhje nga Maqedonia e Veriut.

Kujtim F. raportohet se kishte një të kaluare kriminale duke marrë pjesë në organizata terroriste, raporton theguardian.

Lexo po ashtu Ministri i Brendshëm i Austrisë, Nehammer: Njëri prej sulmuesve ishte Kujtim F. nga Maqedonia e Veriut

Mediave iu ka drejtua edhe kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili ka pohuar se kjo nuk është një luftë mes të krishterëve dhe myslimanëve, transmeton Telegrafi.

“Armiku, terrori islamik, dëshiron ta ndajë shoqërinë tonë. Por ne nuk do t’i japim hapësirë kësaj urrejtjeje. Armiqtë tanë nuk janë anëtarë të një komuniteti fetar, këta janë terroristë. Kjo nuk është një luftë midis të krishterëve dhe myslimanëve, ose austriakëve dhe migrantëve, por një luftë midis civilizimit dhe barbarisë”, pohoi ai.

Kurz falënderoi shërbimet e sigurisë, si dhe personelin mjekësor dhe të tjerët “të cilët me guximin e tyre civil kanë shpëtuar jetë”.

Ndryshe, Austria deri më tani ka konfirmuar se kanë vdekur pesë persona dhe të paktën 17 të tjerë janë të lënduar. /Telegrafi/