Telegrafi

Kurz i lumtur për emërimin e Hoxhajt në krye të MPJ-së

Enver Hoxhaj është rikthyer ne pozitën e Ministrit të Jashtëm një vit e gjysmë pasi atë ia lëshoi ish kreut të partisë së tij, Hashim Thaçi.

Një vendim i kryesisë së partisë i zyrtarizuar dje, ka bërë që Hoxhaj të marr sërish detyrën e kryediplomatit.

Marrja e kësaj detyre ia mundësoi Hoxhajt, që sot në mbledhjen e dy qeverive Kosovë- Shqipëri të flas si Ministër i jashtëm. Por si duket këtij vendim i është gëzuar edhe një homolog nga Austria, është fjala për Sebastian Kurz.

I njëjti në rrjetin social Twitter ka thënë se është i lumtur që do të punoi sërish me Hoxhajn.

“Urime për emërimin tuaj si Ministër i Punëve të Jashtme. Do të punojmë se bashku ne rrugën evropiane te Kosovës”, ka shkruar Kurz./Telegrafi/