Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurtz në profilin e tij në Twitter ka cicëruar se Komisioni Evropian ‘në pakon e zgjerimit e njeh rolin e rëndësishëm të Maqedonisë në krizën me emigrantët’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se pas ‘pas zgjedhjeve të parakohshme dhe kredibile është e duhur rifillimi i reformave’.
Kurtz gjithashtu shprehu edhe falenderime deri te kolegu i tij maqedonas Nikolla Poposki. /Telegrafi/