Telegrafi

Kurtulus: Ndeshje e mirë, do ta tregoj vetën për tu ftuar nga Përfaqësuesja A

Kurtulus me Kosovës U21

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka luajtur pa gola 0-0 përballë Sllovenisë U21.

Dardanët e rinj u treguan me dy fytyra në dy pjesët, ku në të parën ishin më dobët duke u mbrojtur, por në të dytën krijuan disa raste shënimi,

Kapiteni i Kosovës U21, Edvin Kurtul ka folur pas ndeshjes, duke thënë se në pjesën e dytë ishin më mirë.

“Pjesa e parë ishte më e vështirë, ata patën raste dhe ne patëm më të vështirë t’i krijojmë rastet”.

“Në pjesën e dytë ishte më mirë krijuam disa raste dhe ishte më e mirë”, tha Kurtulus.

Ai u pyet nëse është gati për Kosovën A pasi tanimë ka mbushur 22 vite dhe po luan ndeshjet e fundit me U21-shat.

“Unë çka mundem të bëj është ta tregoj vetën sa më shumë si te Kosova U21 ashtu edhe te klubi im, pastaj është trajneri ai që vendos nëse do të më ftojë ose jo”, deklaroi kapiteni Kurtulus. /Telegrafi/