Autoritetet turke kanë njoftuar sot se janë afër për ta identifikuar plotësisht sulmuesin e Vitit të Ri, i cili vrau 39 njerëz në një klub nate në Stamboll.
“Informacion në lidhje me shenjat e gishtave dhe prova tjera të paraqitjes së terroristit janë mbledhur. Ai së shpejti do të identifikohet”, tha zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus, transmeton KosovaPress.