20 vjeçari nga Theranda ka arritur të shënojë tre gola, teksa në dhjetë takime për Trepçën luajti si titullar, kurse paraqitjet e tij ishin impresive edhe nga pankina.
“Jam shumë i kënaqur me paraqitjet. Për fat të mrië arrita që ta ndihmoj ekipin edhe me tre gola. Kemi marrë premtime nga kryesia e klubit se stinorin tjetër, do të organizohemi edhe më mirë, ndërkohë pres që të shënoj edhe shumë gola”, ka deklaruar Kurtishaj për një gazetë sportive.
Kurtishaj kaloi te Trepça prej radhëve të Ramis Sadikut, ku në Ligën e Parë ai shënoi 10 gola. /Telegrafi/