Në panelin për bashkëpunim rajonal, të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti u pyet nga përfaqësues të biznesit për çështjen e energjisë elektrike dhe heqjen e monopolit për rrjetin shpërndarës energjetik.
Kryeministri Kurti tha se është e vërtet se KEDS ka monopol dhe kjo nuk është mirë.
“Privatizimi në atë kohë ka qenë gabim. Nuk duhet që ndërmarrësit t’i paguajnë defektet e KEDS-it. ZRRE-ja duhet ta mbikëqyrë KEDS-in”, tha Kurti.
Kurti foli edhe për ligji e duhanit, i cili tha se shteti duhet të jetë i barabartë për të gjithë. /KP/