Telegrafi

Kurti: Qeveria po ofron projektligj të krahinave të vartura

Seanca e Kuvendit ka vazhduar me debatin për projektligjin për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, ku Albin Kurti nga Vetëvendosje tha se me këtë projektligj Qeveria po pranon se dialogu nuk po zhvillohet me Serbinë por në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai u ndal edhe te anëtarët e komisionit të kësaj Agjencie, ku në projektligj thuhet se tre janë shqiptar dhe dy nga zyra e BE-së, të cilat kanë kompetenca të mëdha.

“Projektligji e nënshtron Kosovën ndaj përfaqësuesit të BE-së, kjo për shkak të emërimeve të anëtarëve të këtij komisioni, një shtet i pavarur nuk sjellë këso ligje por këto projektligje janë në koloni vazale dhe krahina të vartura”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/