Telegrafi

Kurti: Kryeministri në panik, data e zgjedhjeve si bast sportiv

Kurti ka thënë se kjo çfarë po bën kryeministri është shpërfaqje e mungesës së vizionit të shtet ndërtimit.

“Është e qartë se këto nuk janë në fakt aktivitete, këto janë më shumë shpërfaqje e një lloj paniku të mungesës dhe vizionit zhvillimor dhe shtetndërtues të kryeministrit. Nuk ka më njerëz e qytetarë të Kosovës të cilët pasi që janë gënjyer sistematikisht nga ky kryeministër, do të vazhdojnë t`i besojnë. Qytetarëve u është mbushur kupa dhe paniku i kryeministrit po shpërfaqet në media”, ka thënë Kurti.

Duke folur për datën e zgjedhjeve, Albin Kurti, ka thënë se data më shumë i ngjason një basti sportiv.

Përveç Albin Kurtit, edhe liderët e partive opozitare kanë kërkuar që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen sa më shpejt që është e mundur. /Telegrafi/