Site icon Telegrafi

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë sot se suksesi i ankandit të parë solar prej 100 MW e ka vendosur Kosovën në hartën e investimeve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Evropë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se tash kanë nisur procedurat për ankandin e parë të erës gjithashtu me kapacitet prej 100 MW.

“Tash kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës gjithashtu me kapacitet prej 100 MW, me mbështetje të IFC e USAID.

Po ndërtojmë kapacitete të reja, përparojmë ekonominë tonë, rrisim sigurinë energjetike dhe mbrojmë interesat e shtetit”, shkruan Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version