Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij në mbledhjen e 45-të të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ka kritikuar ish-qeveritë për krizën me energji elektrike në Kosovë.
Kurti ka thënë se e kupton frustrimin e qytetarëve për mungesën e energjisë.
“E kuptoj frustrimin e secilit qytetar me mungesën e energjisë elektrike. Le të jetë ky një rikujtim për gjendjen në të cilën e lanë shtetin ata që qeverisën për dy dekada, sepse si njerëz të territ që ishin e që punët i bënin natën jashtë syve të qytetarëve, ata s’kishin si ta linin Kosovën ndryshe pos në terr e skëterrë”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se vitin e ardhshëm do të propozojnë një zgjidhje më afatgjate për çështjen e energjisë. /Telegrafi/