Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të hënën dy zëvendësministra në dy dikastere të ndryshme.
Sipas njoftimit të Qeverisë, ish-zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, është emëruar zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve.
Ndërkaq, në pozitën e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, kryeministri ka emëruar Ali Tafarshikun.
“Kryeministri Kurti i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e ri, z. Dobruna dhe z. Tafarshiku”, thuhet në komunikatën për media.
Të dy zëvendësministrat e rinj vijnë nga partia “Alternativa”, që udhëhiqet nga shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila./Telegrafi/