Site icon Telegrafi

Kurti e falënderon FSK-në që shpëtuan të gjallë tre qytetarë në Turqi

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon ta dëshmojë veten në rrafshin ndërkombëtar.

Ai tha se deri tani ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-ja kanë shpëtua tre qytetarë të mbetur nën rrënoja.

“Forcat tona të armatosura vazhdojnë që ta dëshmojnë vlerën e tyre në skenën ndërkombëtare. Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së, që aktualisht operojnë në Turqi, deri tani kanë shpëtuar 3 njerëz të zënë nën rrënoja, përfshirë dy fëmijë”, tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka falënderuar pjesëtarët e FSK-së për punën që po bëjnë në kuadër të kërkim-shpëtimit.

“Vazhdoni angazhimin tuaj për shpëtimin e jetëve dhe faleminderit që e bëni shtetin tonë krenar”, theksoi ai.

Exit mobile version