Kur një femër u pajtua të instalojë kamera të fshehta për të testuar se sa e qëndrueshme është lidhja me partnerin, ajo kurrë nuk kishte pritur që i dashuri i saj do të ‘çmendet’ pas një vajze të panjohur me të pasme të mëdha.
Stephanie kishte vendosur të kontaktojë stafin e ‘To Catch a Cheater’ (që merret me spiunimin e çifteve), për të parë se sa besnik është i dashuri i saj, transmeton Telegrafi.
Ekipi i ‘To Catch a Cheater’ kishin kurdisur një kurth dhe atë falë kontributit të modeles Lisa Rodriguez, e cila ishte e vendosur ta provokojë deri në pikën e fundit të dashurin e Stephanie, Michael.
Në videon e postuar në internet, shihet se si Michael fillon menjëherë të bisedojë me Lisan në një supermarket, duke mos hezituar fare edhe t’ia ngulë sytë në të pasmet gjigante.
Por provokimi i saj nuk përfundon me kaq, pasi ajo e komplimenton për linjat trupore, duke e quajtur atlet dhe duket se këtij tundimi ai nuk mundi t’i rezistoj.
Edhe pse Michael është në lidhje, ai këtë fakt e mohoi duke thënë se është beqar dhe madje nuk mendohet dy herë kur ajo i kërkon t’ia prek të pasmet. /Telegrafi/