Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë kanë bërë homazhe te shtatorja e heroit të kombit Zahir Pajaziti, duke e vlerësuar këtë ditë si të rëndësishme për shqiptarët.
Ismajl Kurteshi nga kjo Lëvizje ka thënë se për nder të 28 Nëntorit po i nderojnë dëshmorët duke u përkulur, sepse sipas tij, falë sakrificës së tyre edhe Kosova është sot e lirë.
Drejtues të VV-së sot për nder të 28 Nëntorit kanë qëndruar në Prekaz.