Telegrafi

Kurteshi i kërkoi dorëheqjen, përgjigjet Haziri: Vetëm nëse e kandidoni Albin Kurtin për kryetar të Gjilanit

Nënkryetari i LDK-së që ishte edhe shef i shtabit zgjedhor të kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit, Lutfi Haziri ka reaguar ndaj deklaratave të Ismajl Kurteshit që i kishte kërkuar dorëheqjen atij pas rezultateve të zgjedhjeve në Gjilan.

Haziri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Ismajl Kurteshin e ka mundur tri herë në Gjilan dhe sipas tij ai nuk ka të drejtë të kërkojë dorëheqjen e tij.

“Njeriun që e kam mundur tri herë në garë direkte nuk ka drejtë të më kërkojë dorëheqjen. E kam mundur atë dy herë si kandidat të PDK-së e një herë si kandidatë të Vetëvendosjes”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haziri ka thënë se e kupton Kurteshin pse ka kërkuar dorëheqjen por sipas tij duhet të ndahet gara për zgjedhje lokale me ato të nivelit qendror.

Lexo po ashtu Pas rezultatit në zgjedhje, Ismajl Kurteshi kërkon dorëheqjen e Lutfi Hazirit nga drejtimi i Gjilanit

“Vetëm nëse kandidon [Ismajl Kurteshi] zotin Kurti për ta bërë kryetar të Gjilanit, ndryshe nuk ka të drejtë [të kërkojë dorëheqjen]”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri./Telegrafi/