Telegrafi

Kurteshi: Kemi informata se në postat e Kosovës ka pako me vota nga diaspora, KQZ duhet t’i marr

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje kërkoi sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sqarim rreth asaj se a ka ende në postat e Kosovës pako të supozuara me vota nga diaspora, në emër të KQZ.

Ai tha se si është e mundur që këto pako nuk janë në KQZ, por në postat e Kosovës.

“Nëse ka pako që ka ardh në emër të KQZ në postat e Kosovës, KQZ duhet t’i marr. A numërohen a jo ajo është çështje tjetër. Nuk është posta pronare, por KQZ është pronare e atyre pakove”.

Kurteshi kërkoi të dijë pse KQZ nuk është e informuar për këtë çështje. Ne kemi marrë informata jashtë KQZ”, tha ai.

Anëtari i LVV në KQZ ka hedhur kritika për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, duke thënë  se nuk janë duke e kryer punën si duhet. /Telegrafi/