Nazmi Kurteshi është njëri ndër boksierët më perspektiv shqiptar. Ai deri më tani në peshën gjysmë të mesme ka shënuar 3 fitore (1 me nokaut).
Kurteshika caktuar dy duelet e ardhshme në këtë kategori të boksit profesionist. Ai më 15 shkurt do të ngrihet në ringun e Westburgut në Gjermani (dueli i tetë rundeve), ndërsa më 17 maj do të japë shfaqjen e tij të boksit në Bassenheim po ashtu të Gjermanisë (10 runde).
Pas suksesit në boksin amator, 22 vjeçari vetëm vitin e kaluar kaloi në profesionizëm, duke arritur tri fitore radhazi. /Sporti1/Telegrafi/