Telegrafi

Kurteshi: Arrestimi i Haradinajt, pasojë e negociatave joparimore të Kosovës me Serbinë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi tha para deputetëve të Kuvendit se arrestimi i Haradinajt është pasojë e negociatave të Kosovës me Serbinë.

Ai tha se stabilitet nuk mund të ketë kur një shtet ndërhyn në shtetin tjetër.

“Është koha e fundit që palët negociuese, ndërmjetësuesit dhe shqiptarët që ta dinë që kjo nuk është e mirë as për Serbinë, pasi që stabilitet nuk mund të ketë në një rajon ku Serbia ndërhyn sa herë të donë në Kosovë”, ka thënë Kurteshi.

“Këto bisedime pa parime ja kanë hapur rrugën drejtë BE-së Serbisë e Kosova po mbetet e izoluar”, u shpreh Kurteshi.