Telegrafi

Kurteshi porosit aktivistët e VV-së: Mos bini pre e thashethemeve

Sekretar Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi është i sigurt se Vetëvendosja, përmes organeve të saj udhëheqëse dhe vendimmarrëse do t’i tejkalojë problemet e brendshme.

Kurteshi përmes një postimi në Facebook ka thënë se “Vetëvendosja nuk bën dhe nuk do të dobësohet, sepse e fortë i duhet vendit, e të fortë e bën mençuria dhe parimësia e udhëheqjes së saj dhe përkrahja e qytetarëve të Kosovës, që u provua edhe në zgjedhjet e këti viti”.

Postimi i plotë:

“Të nderuar aktivist dhe miq të Lëvizjes Vetëvendosje,

E kuptoj shqetësimin e të gjithë juve që po më shkruani nga të gjitha anët, në lidhje me situatën e krijuar në Vetëvendosje. Unë jam shumë i sigurt se Vetëvendosja, përmes të organeve të saja udhëheqëse dhe vendimmarrëse, si dhe dokumenteve të Lëvizjes, me gjakftohtësi, do t’i tejkalon këto probleme, që në fund të fundit janë probleme të natyrës njerëzore.

Natyrisht, rrol të madh në këtë situatë luani Ju aktivistët dhe përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje, duke mos rënë pre e thashethemeve dhe duke i ruajtur raportet e mira në mes veti.

Vetëvendosja nuk bënë dhe nuk do të dobësohet sepse e fort i duhet vendit, e të fort e bënë mençuria dhe parimësia e udhëheqjes së saj dhe përkrahja e qytetarëve të Kosovës, që u provua edhe në zgjedhjet e këti viti.

Me mendje e me zemër i juaji

Ismajl Kurteshi, Sekretar Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Kurteshi. /Telegrafi/