Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Kurtan Kajtazi, ka vazhduar takimet me qytetarë, duke kërkuar mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kajtazi ka shpërndarë disa fotografi nga takimi i fundit me qytetarë, duke thënë se PDK ka qenë dhe mbetet partia që mbështet dhe fuqizon gratë, transmeton Telegrafi.
“Të nderuara zonja, aktiviste dhe mbështetëse të Partisë Demokratike të Kosovës. Me shumë mirënjohje dhe respekt ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe përkushtimin tuaj në tubimin tonë elektoral. Prania dhe angazhimi juaj janë dëshmi e fuqisë dhe rolit të pazëvendësueshëm që gratë kanë në ndërtimin e një Kosove më të mirë. PDK gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet partia që mbështet dhe fuqizon gratë në çdo sferë të jetës. Bashkë do të punojmë për një të ardhme më të mirë, ku zëri juaj është gjithmonë i dëgjuar dhe i vlerësuar”, ka shkruar ai në Facebook.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt./Telegrafi/