Telegrafi

Kurt Zouma meriton të fitojë çmimin ‘ndërhyrja e vitit’ në sfidën ndaj Crystal Palaces

Kurt Zouma mund t’i ketë siguruar Chelseat një vend në Ligën e Kampionëve me ndërhyrjen që bëri ndaj Crystal Palaces në mbrëmjen e së martës.

The Blues fituan 3-2 në udhëtim te ‘Shqiponjat’, duke u ngjitur në pozitën e tretë, mirëpo gjërat do të kishin shkuar më ndryshe.

Christian Benteke e pa vetën përballë portierit Kepa Arrizabalags dhe u mendua se do të shënonte në ato momente.

Por, mbrojtësi francez me një shpejtësi të jashtëzakonshme bëri një ndërhyrje precize për t’i larguar belgut topin nga këmbë.

Në ato çaste rezultati ishte 3-2 dhe nëse Zouma nuk do të bënte atë ndërhyrje, Chelsea me gjasë do të kishte marrë vetëm një pikë nga ai takim. /Telegrafi/