Site icon Telegrafi

Kursimet rriten, por Maqedonia ende është nën mesataren e BE-së

Edhe përkundër rritjes së depozitave të kursimit, Maqedonia ende është nën mesataren e BE-së. Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska,u bënë thirrje bankierëve që të ofrojnë depozita të reja inovative të cilat do të jenë të pranueshme dhe do të motivojnë kursimtarët që të lënë parat në bankë. Me këtë do të rriten edhe depozitat e kursimeve dhe kapitalin e tyre.

Në lidhje me atë se në të ardhmen mund të pritet rritja e kamatave të depozitave, ministri Tevdovski tha se ajo është punë e vetë bankave. Por theksoi se është i kënaqur nga të dhënat që tregojnë rritje të kreditimit të kompanive.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore depozitat e përgjithshme kanë arritur shifrën e 5.6 miliardë euro me çka është rritje për 11 për qind, 4 miliardë prej tyre janë para të qytetarëve. Viteve të fundit depozitat rriten me shkallën e 8 për qind në nivel vjetor./Telegrafi/

Exit mobile version