Telegrafi

Kursimet ndryshojnë qeverinë greke

Sipas njoftimeve të mediave greke, bisedimet e Papandreut me opozitën konservatore për krijimin e një koalicioni të madh, dështuan. Konservatorët kanë kërkuar, që programi i kursimeve, për të cilin është rënë dakord me BE dhe FMN, të diskutohet edhe një herë. Ditën e mërkurë një grevë e përgjithshme kundër politikës së kursimeve paralizoi pjesërisht jetën publike në Greqi.

Dhjetëra mijëra njerëz dolën nëpër rrugë. Në Athinë pati përleshje me policinë. Ndërkohë vendet e zonës së euros diskutojnë për një paketë të dytë ndihme për Greqinë. Në vitin 2010 BE dhe FMN vendosën në dispozicion të Greqisë 110 miliardë euro. /Telegrafi/