Telegrafi

Kursime te grupi mediatik WAZ

Menaxheri i WAZ, Bodo Hombach tha të premten në Essen se është optimist se për shkurtimet do të arrihet konsensus.

Është planifikuar mbyllja e 260 prej 890 vendeve të punës në landin e NRW si dhe fuzionimi i redaksive të katër gazetave.

Me këtë synohet të kursehen 30 milionë euro në vit. Hombach tha më tej se investimet mbeten megjithatë në rend të ditës.

Krahas Rusisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë, grupi mediatik ka zbuluar edhe Vietnamin si treg që premton rritje, tha Hombach. /dw/