Telegrafi

Kurshumliu: Shpërthimi në Termocentral me fajin e menaxhmentit

Menaxhmenti i KEK-ut nuk i ka respektuar udhëzimet për punë me gjeneratorë elektrikë që kanë ftohje me hidrogjen në rastin e eksplodimeve në njësinë A4.

Rrjedhjet e gazit dhe shpërthimi në njësisë A4 të Termocentralit “Kosova A” kanë qenë sinjal i mjaftueshëm për ndaljen e këtij blloku dhe moslëshimin në punë të njësisë A5, që ka çuar më vonë në shpërthimin e termocentralit “Kosova A”,.

Avni Kurshumliu, thotë për Kohën Ditore se do të mund të evitohej dëmtimi i dy njësive të termocentralit, që përveç humbjes së jetës së dy punëtorëve ka shkaktuar humbje financiare dhe ngritje të çmimit të energjisë elektrike. /Telegrafi/