Pa këtë licencë askush nuk mund të jetë arbitër ndërkombëtar, por ky fakt për arbitrin kosovar, ndër më të mirët në vitet e pasluftës, nuk “çon peshë”. Ai është krenar që ka ndarë drejtësinë në Bundesligën e Gjermanisë dhe se po nxjerr kuadro të reja nga Kosova për t’u bërë arbitra ndërkombëtarë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Krahas referimit në Kosovë, Kurshumlija, 44-vjeçar, e mban edhe titullin e instruktorit nacional të FIBA-s për Kosovë dhe gjithashtu është koordinator teknik i Federatës së Basketbollit të Kosovës që merret me çështjet e arbitrave në përgjithësi.
Kurshumlija ka referuar edhe në ndeshjet e Ligës Trokall, gjatë edicionit 2003-04 në të cilën garoi ekipi i femrave të Universitetit.