Site icon Telegrafi

Kurset e dramës, përmirësojnë rezultatet e mësimit në shkollë

Nxënësit e shkollave fillore në Angli të cilët kanë qenë pjesë e programit të kurseve të dramës, e pëlqejnë shkollën më shumë dhe kanë përmirësuar shkathtësitë e tyre të komunikimit dhe dëgjimit, tregon një studim tre vjeçar, i realizuar nga Instituti për Edukim në Universitetin e Londrës.

Kurset e dramës, gjithashtu kanë patur ndikim të jashtëzakonshëm në ngritjen e vetëbesimit tek nxënësit dhe kanë treguar rezultate shumë më të larta në shkollë.

Jenny Harris, drejtoresha e programit të dramës në Ministrinë e Arsimit në Angli ka kërkuar që kurset e dramas dhe aktrimit të bëhen pjesë e programit në secilën shkollë.

Edhe në Kosovë, ka dy vite që ekziston akademia numër 1 në botë për drama dhe aktrim, Helen O’Grady Drama Academy e cila ofron kurse të dramës dhe aktrimit (në gjuhën angleze) në shumicën e lagjeve të Prishtinës dhe nga ky vit, në gjithë Kosovën.

Përmes këtij programi, fëmijët komunikojnë me vetëbesim, ndërtojnë fjali të drejta, ngrenë vetëbesimin, krijojnë shoqëri të reja, zhvillojnë dëgjimin aktiv, zhvillojnë kreativitetin, përmirësojnë gjuhën angleze dhe kënaqen shumë.

Edhe Ju mund të dërgoni fëmijën tuaj në këtë program duke aplikuar në këtë link apo duke e kontaktuar Akademinë Helen O’Grady në 045 567 777.

Exit mobile version