Telegrafi

Kurseni me zgjuarsi dhe siguri – 2.3% interes për depozitat me afat në euro me ProCredit Bank

Inkurajimi i kulturës së kursimit, investimi në edukimin financiar dhe bankat e përgjegjshme janë postulatet kryesore ndaj të cilave angazhohet pa kushte puna e ProCredit Bank.

Duke marrë parasysh faktin se ProCredit Bank është e vetmja bankë në treg që ka vlerësim kredie nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit “Fitch Ratings”, e cila konfirmoi edhe këtë vit vlerësimin e lartë të kredisë “BBB-“, kursimtarët mund të jenë të sigurt se depozitat e tyre do të jenë të qëndrueshme dhe të sigurta.

Një tregues i besimit që klientët kanë në bankën tonë është rritja e ndjeshme e bazës së depozitave prej 17%, mbi 17% e numrit të klientëve të biznesit dhe mbi 12% e individëve. Gjithashtu, cilësia e lartë e portofolit të kredisë me nivel të ulët të kredive me probleme prej 1.78% është një tjetër tregues i funksionimit cilësor të bankës.

Në fushatën e fundit, ProCredit Bank ofron normën më tërheqëse të interesit në treg për depozitat me afat në euro. Përveç kursimeve të sigurta për të ardhmen, depozitimi me afat i ProCredit Bank sjell edhe përfitime shtesë për klientët:

– Norma fikse e interesit dhe e garantuar deri në fund të afatit
– 2.2% për euro për periudhë 25 mujore dhe 2.3% për euro për marrësit e pagës në ProCredit Bank
– Pagesa e interesit në baza mujore
– Mundësia e kursimeve me afat direkt përmes e-banking
– Shërbim dhe mbështetje shumë profesionale nga një këshilltar personal bankar
– Kursime të sigurta në bankë me përgjegjësi shoqërore që investon në projekte të gjelbra

Ajo që e bën ProCredit Bankën të njohur dhe shumë të vlerësuar nga klientët e saj është fakti se ajo është një bankë plotësisht e dixhitalizuar, përkatësisht shërbime bankare dixhitale, duke përfshirë mundësinë e kursimeve me afat direkt përmes platformës e-banking.

Megjithatë, edhe pse të gjitha operacionet kryhen në mënyrë dixhitale, mundësia e një qasjeje të personalizuar për secilin klient mbetet ajo që e dallon ProCredit nga të tjerët.

“Si e vetmja bankë që është plotësisht e dixhitalizuar, ne ofrojmë mbështetje cilësore 24/7 për klientët tanë. Nga hapja e llogarive të transaksioneve dhe kursimeve online, deri te nënshkrimi i kontratave, ProCredit ofron një proces plotësisht të dixhitalizuar, me shërbim profesional dhe cilësor për çdo klient. Qasja individuale dhe këshilltari personal bankar me të cilin jemi të njohur na bën zgjedhjen e parë për investitorët e rinj, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe gjithashtu për të gjithë individët që kanë nevojë për partner profesional, cilësor dhe të përballueshëm”, thonë nga ProCredit Bank.

Më shumë informacion rreth depozitave promocionale mund të gjeni në faqen e internetit të ProCredit Bank: https://www.pcb.mk/aplikacija-za-otvoranje-orocen-depozit.nspx