Site icon Telegrafi

Kursen kohë dhe shpejton pjekjen: Një truk që do ta ngrohë furrën përgjysmë më shpejt

Vetëm një lëvizje do të përshpejtojë procesin e ngrohjes së furrës dhe, prandaj, ëmbëlsira, dreka ose darka juaj do të jetë në tryezë më shpejt!

Rachel Fairbank, ka ndarë trukun e saj, i cili është jashtëzakonisht i thjeshtë dhe ia vlen të provohet.

Ky truk për amvisat i referohet ngrohjes më të shpejtë të furrës – dhe madje edhe në gjysmën e kohës së zakonshme! – transmeton Telegrafi.

Çfarë propozon ajo?

Kthejeni furrën në gradimin më të lartë, pastaj lëreni për 3 deri në 5 minuta. Dhe vetëm pastaj vendosni temperaturën e dëshiruar.

Kjo lëvizje ngroh furrën më shpejt dhe e bën atë të arrijë temperaturën ideale të ngrohjes shumë më shpejt.

Nëse, ju prisni 15 ose 20 minuta që ajo të ngrohet plotësisht, në varësi të modelit, kjo lëvizje do t’ju kursejë 5 deri në 10 minuta. Për shembull, nëse fillimisht aktivizoni temperaturën maksimale dhe pas 4 minutash e ulni në 200 gradë, do të duhen më pak se 10 minuta që furra të nxehet.

Prandaj, deserti, ëmbëlsira ose darka juaj do të jetë në pjatë më shpejt se rëndomë!

/Telegrafi/

Exit mobile version