Site icon Telegrafi

Kursen benzinën dhe çdo mëngjes shkon në punë me kajak

Gary Woodhouse, një 41-vjeçar nga West Bromwich, dallohet nga bashkëqyteratët e tij sepse në punë shkon me kajak. Ai punon si roje në një spital të Birminghamit, derisa kajakën e përdorë si mjet transporti nga muaji janar i këtij viti. Çdo mëngjes ai vishet për punë, shkon deri tek kanali i ujit dhe lundron 10 kilometra deri tek spitali në të cilin punon. I nevojitet rreth një orë kohë, që është vetëm disa minutë më shumë sesa me automjetin e tij në trafikun e ngarkuar të mëngjesit.

“E di se shumë njerëz mendojnë se jam i krisur pasi që në ora 5:30 të mëngjesit më shohin duke hipur në kajak dhe filloi të lundroj për në punë. Por, nuk kam më nerva, e besa as para të shkoj me automjet”, thotë Gary.

Babai i tre fëmijëve pohon se gjatë javës kursen edhe mbi 20 euro për benzinë. Lundrimi e relakson prandaj në punë vjen i qetësuar dhe pa stres. E vetmja gjë që i pengon është se nuk ndihet rehat kur kthehet në shtëpi në terr sepse thotë që dëgjon lloj-lloj zërash. Mu për këtë vetes ia ka blerë një helmetë me dritë për të parë se kah po lundron.

Exit mobile version