Telegrafi

“Kurse me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë” – Ballkani reagon pas largimit të trajnerit  

Ballkani ka falënderuar Ilir Dajën pas largimit të tij, duke nënvizuar trofetë dhe sukseset që përjetuan së bashku. 

Klubi po ashtu ka shkruar se kanë filluar punën për të gjetur trajnerin e ri.  

“Faleminderit Ilir Daja! Për mbi dy vjet e gjysmë kemi rrugëtuar bashkë, me shumë punë, suksese, shumë trofe e përjetime të mëdha.”. 

“Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonieri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të jap për klubin tonë”.  

“FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njejtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu”.  

“Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë. Faleminderit kampion!”, thuhet në njoftimin e Ballkanit. /Telegrafi/