Site icon Telegrafi

Kurse të hipnozës për policët britanikë

Policëve u është bërë thirrje që në numër sa më të madh të regjistrohen në kursin e Tom Silverit, hipno-terapeutistit të njohur amerikan, në mënyrë që të mësohen se si t’i nxjerrin informatat nga të dyshuarit.

Vijuesit e kursit 6 ditor, që do të fillojë mësimin në muajin qershor të vitit të ardhshëm, do të mësojnë metoda të reja nga kjo disiplinë, ndërsa çmimi për secilin prej tyre do të kushtojë 1.500 funte, bën të ditur gazeta Telegraf.

Një epror i Scotland yardit ka thënë se hipnoza do të shfrytëzohet në ato raste kur metodat të tjera nuk japin rezultate. “Me hipnozë më lehtë do të zbulohet e vërteta”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version