Qendra ruse pranë universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, në Shkup, në ndërtesën e rektoratit sot, do të mbajë orën e parë nga kursi pa pagesë për mësimin e gjuhës ruse, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Para të pranishmëve, siç paralajmëruan organizatorët do të drejtohet rektori i universitetit, Nikolla Jankullovski dhe ambasadori i Rusisë në Maqedoni, Oleg Nikollaeviç Shçerbak.
Në këtë konkurs janë paraqitur rreth 1000 vetë. Me qëllim mësimin e gjuhës ruse me stanadarde të larta, qendra ruse pranë universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, do të mbajë kurse me tre turne deri në fund të vitit akademik./Telegrafi/