Site icon Telegrafi

Kurrikula e re do të testohet me libra të vjetër për të tretin vit radhazi

Libra të rinj shkollorë nuk do të ketë as në vitin e ardhshëm shkollor.

Pilotimi i kurrikulës së re, e cila në këtë vit shkollor është shtrirë në mbi 100 shkolla, do të vazhdojë të bëhet me libra të vjetër për të tretin vit radhazi, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilli për librat, i formuar para një viti nga ministri i Arsimit, ka konfirmuar se tekstet e reja, të parapara sipas kurrikulës së re, do të jenë gati tek në vitin shkollor 2017/2018.

Anëtarë të këtij këshilli patën premtuar libra shkollorë pa gabime drejtshkrimore e përmbajtjesore, si dhe pa fyerje e diskriminim gjinor, edhe para këtij viti shkollor, i cili përfundon pas dy muajsh. Por ky premtim nuk u realizua, sepse gabimet nga librat nuk u “pastruan”, dhe kritika e vërejtje për to pati edhe në këtë vit shkollor.

Foto:Ilustrim

Exit mobile version