Telegrafi

Kurrikula e përbashkët Kosovë-Shqipëri në vitin shkollor 2015/16

Ministria e Arsimit të Shqipërisë, bën të ditur se Shqipëria dhe Kosova po punojnë për kurrikula të përbashkëta shkollore për të gjithë sistemin parauniversitar, nga programet e klasës së parë deri në klasën e nëntë, transmeton BW.

Me njësimin e programeve mësimore do të njësohen të gjitha tekstet. Fillimisht po punohet me programet e tekstet e Historisë dhe Gjuhës dhe më pas kurrikula do të zbatohet në shkollat shqiptare në vitin shkollor 2015- 2016.

Ministritë e Arsimit të dy vendeve po punojnë për të shmangur edhe problemet që mund të sjellë përshtatja e dy sistemeve të parauniversitarit, pasi sistemi i Shqipërisë është i ndarë tre plus gjashtë, ndërsa në Kosovë ky sistem është pesë plus katër. /Telegrafi/