Ndoshta tingëllon si diçka që mund ta provoni vetëm në qendrën Spa, mirëpo përvojën e këtillë aromatike lehtë mund ta krijoni edhe në banjën tuaj!
E gjitha që duhet të bëni është që një buqetë të vogël degësh eukaliptusi ta varni në kokën e dushit (apo diku në afërsi), që derisa ju të bëni dush të lirojë aromë të këndshme dhe qetësuese.
Pos që do t’ju ndihmojë që maksimalisht të relaksoheni, aroma e eukaliptusit e përzier me avullin e ujit ka edhe një efekt të rëndësishëm.
Në të vërtetë eukaliptusi do të lehtësojë frymëmarrjen kur keni i hundët të mbyllura dhe ftohje.
Pikërisht për këtë shkak eukaliptusi është përbërës i shpeshtë i preparateve, të cilat i fërkojnë në gjoks për frymëmarrje më të lehtë dhe i vënë në aparate të cilat e bëjnë ajrin të lagësht, transmeton Telegrafi.
Kur e mbani në banjë derisa jeni duke bërë dush, avulli i ujit do të lirojë vajra esencialë të eukaliptuesit, të cilat ndihmojnë në pastrimin e hundës së mbyllur dhe në eliminimin inflamacionit që ka të bëjë me infeksionin e sinusit dhe bronkitit.
Për efekt maksimal, do të jetë e mjaftueshme një tufë e vogël degësh eukaliptusi që do të mund të zgjasë rreth një muaj. Kushtoni kujdes që eukaliptusi të mos jetë nën vrushkullin direkt të ujit.
Vërejtje: Kujdesi është i nevojshëm nëse keni qen apo mace në shtëpinë tuaj të cilët assesi nuk bën të kenë kontakt me eukaliptusin, sepse nëse e hanë mund të jetë jashtëzakonisht toksik për ta. /Telegrafi/